Med Kultura
MED KULTURA

KALAJA E BASHTOVES

Kalaja është ndërtuar në vitet 1467-1478 dhe ka marrë statusin monument kulture të kategorisë së parë në vitin 1948. Kjo kala ndodhet një kilometer larg fshatit Bashtovë dhe katërqind metra në veri të lumit Shkumbin, 3-4 kilometra larg derdhjes së tij në det. Kështjella është prej guri dhe tulla, në qoshet e saj ka kulla, nga ana e brëndëshme muret janë ndërtuar me një sistem kontrafortesh në distancë prej tre metrash larg njëra-tjetrës. Bedenat e kështjellës janë të pajisura me frëngjij, disa prej kullave ju mungojnë çatia, shkallët, ndarjet e kateve.
Kalaja e Bashtoves është rikonstruktuar nga programi EU4Culture i cili financohet nga BE dhe zbatohet nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Fletë Teknike:

Shto informacion




    "The newly added information is the responsibility of the user who uploaded this information."