MUZEU ETNOGRAFIK KAVAJË
Muzeu Etnogarfik është një nga banesat më karakteristike në qytetin e Kavajës, kjo banesë i përket ndërtimit të banesave me çardak. Në qëndër të banesës janë vendosur dy shtëpit e zjarrit dhe anash tyre dy dhoma, kurse në ballin e tyre përgjatë këtyre katër ambjenteve, shtrihet hajati. Në dy krahët e tij, përbri dy dhomave anësore, fill mbas dyerve që të çojnë në to ai ngrihet duke formuar dy sofa. Sipërfaqja e tyre ngushtohet nga një perde e hollë ndarëse e cila kufizon ambjentet sanitare të dy dhomave të miqëve. Këto ambjente dalin jashtë hajatit në formë krahësh, të ngrituar nga trualli i tij 1.20 m. Tavanet e kësaj banese në ambjentin kryesor janë të punuara me dekor, dritaret në të dy ambjentet anësore kanë rrjetë druri, telajo xhamash, dhe kapakë druri. Aktualisht kjo banesë shfrytëzohet si Muzeu Etnografik i qytetit.
Muzeu Etnografik i Kavajës është rikonstruktuar nga programi EU4Culture i cili financohet nga BE dhe zbatohet nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Fletë Teknike:
- ARKITEKTURË
- MUZE ETNOGRAFIK (BANESË)
- 099
- Rr. Zguraj, KAVAJË
- KAVAJË
- NUK KA
- NR VENDIMI 1886 DATA E SHPALLJES 10.06.1973
- MINISTRIA E ARSIMIT DHE E KULTURËS
- SHEK. XVIII - XIX
- DRKK DURRËS
- BANESË
- ATRAKSION TURISTIK
- KA, GJËNDJA E MIRË
- NUK KA
- Shtet
- Shtet
- NUK DIHET
- Sip pa hajat 263m2, sip tot 362 m2 / H= 7m
- 434 m2
- KA RRUGË, DHE ËSHTË E MIRË.
-
Me Tulla, dru, mur prej qerpiçi etj.
Teknika: E përzier, me tulla dhe gurë
Dimensionet: (23.15 x 18.75 )M, - (Çatia, janë vendosur ulluqe mur guri prej qerpiçi tavanë).
- Ka nevojë për ndërhyrje në çati, në kolonat prej druri, në dritaret prej druri, muri prej qerpiçi etj.
- Isuf Sukaj, Arkitektura e Banesës me hajat në qytetin e Kavajës, Monumente 2, Tiranë 1983
- Kliko këtu