Med Kultura
MED KULTURA

MUZEU ETNOGRAFIK KAVAJË

Muzeu Etnogarfik është një nga banesat më karakteristike në qytetin e Kavajës, kjo banesë i përket ndërtimit të banesave me çardak. Në qëndër të banesës janë vendosur dy shtëpit e zjarrit dhe anash tyre dy dhoma, kurse në ballin e tyre përgjatë këtyre katër ambjenteve, shtrihet hajati. Në dy krahët e tij, përbri dy dhomave anësore, fill mbas dyerve që të çojnë në to ai ngrihet duke formuar dy sofa. Sipërfaqja e tyre ngushtohet nga një perde e hollë ndarëse e cila kufizon ambjentet sanitare të dy dhomave të miqëve. Këto ambjente dalin jashtë hajatit në formë krahësh, të ngrituar nga trualli i tij 1.20 m. Tavanet e kësaj banese në ambjentin kryesor janë të punuara me dekor, dritaret në të dy ambjentet anësore kanë rrjetë druri, telajo xhamash, dhe kapakë druri. Aktualisht kjo banesë shfrytëzohet si Muzeu Etnografik i qytetit.
Muzeu Etnografik i Kavajës është rikonstruktuar nga programi EU4Culture i cili financohet nga BE dhe zbatohet nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Fletë Teknike:

Shto informacion




    "The newly added information is the responsibility of the user who uploaded this information."